“Shqiptarët, vlerë e shtuar në Greqi”, Rama: Na lidh historia mijëravjeçare

12 Maj 2024 | 12:18

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij të mbajtur në takimin me shqiptarët e Athinës se shqiptarët janë një vlerë e shtuar e Greqisë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ekonomi, dije e në kulturë.

Ai tha gjithashtu se historia mes dy vendeve tona është më e ngushtë nga ç’duket ndërsa theksoi se rrugët e Shqipërisë dhe Greqisë janë pashmangshmërisht të lidhura edhe në të ardhmen.

“Mirë se vij në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Disa këtu në Greqi u çuditën. Të tjerë u mërzitën. Ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju. Por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallen me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.

Shqiptarët nuk janë më “të leckosurit” e ardhur nga mali. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën dhe i shikon sot të gjithë në sy me të njëjtin respekt që njeh dhe meriton nga të gjithë. Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e ekonomisë, dijes e kulturës i këtij vendi të bekuar ku prej 25 shekujsh qëndron djepi i filozofisë dhe demokracisë.

Gjatë historisë rrugët e shtëpive tona, luftërat, përrallat, marrëdhëniet tona  kanë qenë shumë më të lidhura sa ç’janë lënë të duket. Edhe sot dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se realiteti, ndërthurja e jetëve dhe lidhja e rrugëve të së ardhmes të pandashme mes shqiptarëve dhe grekëve”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026