Rama: Marrëdhëniet shqiptaro-greke më të ngushta se sa i ka bërë të duket politika

12 Maj 2024 | 12:24

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë më të ngushta se sa i ka bërë të duken politika e dy vendeve.

Ai tha se pavarësisht politikës rrugët e Shqipërisë me Greqinë janë pashmangshmërisht të ndërlidhura.

“Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e ekonomisë, dijes e kulturës i këtij vendi të bekuar ku prej 25 shekujsh qëndron djepi i filozofisë dhe demokracisë.

Gjatë historisë rrugët e shtëpive tona, luftërat, përrallat, marrëdhëniet tona  kanë qenë shumë më të lidhura sa ç’janë lënë të duket. Edhe sot dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se realiteti, ndërthurja e jetëve dhe lidhja e rrugëve të së ardhmes të pandashme mes shqiptarëve dhe grekëve”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026