Alarmon Çashku: Ka pasur tentativa për zhdukjen e arkivave tona!
Regjisori i njohur Kujtim Çashku ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “Interview” në Euronews Albania ku theksoi se ka ndodhur krime të mëdha që kanë lidhje me zhdukjen e arkivave të Shqipërisë.
Mes tjerash ka ngritur alarmin duke thënë se arkivat janë keqtrajtuar ndërsa shtoi se po bashkëpunojnë me autoritetin e dosjeve për të nxjerrë në dritë dëshmitë e forta të kohërave.
“Duhet të dini se ka një grabitje botërore, ka shumë vende që e kanë kuptuar se ça do të thotë kultura e imazhit për të parë dhe për të grabitur këto miniera që padyshim mund të shërbejnë si luftërat që bëhen sot për ikonat, për dëshmitë arkeologjike. Do doja të thosha se kanë ndodhur krime të mëdha në lidhje me zhdukjen e arkivave tona, arkivat tona janë braktisur, janë keqtrajtuar dhe kështu që unë e ngre këtë si alarm.
Ne jemi duke bashkëpunuar me autoritetin e dosjeve për të parë dhe për të dëshmuar, qofshin dhe ato gjëra që kanë të bëjnë me filmimet e kohës. Ato dëshmi janë shumë të fuqishme. Po flas për gjërat e mbetura nga marrëzitë e kohës. Do të vijë koha që duhet hedhur dritë mbi këto krime”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar