“Ma thanë je e zezë, nuk të duam”, Nadireja me 3 fëmijë: Më paragjykonin kur punoja
Nadireja është një grua e cila i përket komuniteti rom. Ajo është nënë e 3 fëmijëve ndërsa ka rritur gjithashtu edhe nipin e saj. Duke folur për “Good Morning Albanians”, ajo tha se ka qenë shumë e vështirë për të të përballonte jetën vetëm pasi shpesh është paragjykuar.
Jetën e siguron duke mbledhur shishe dhe lëndë plastike. Ajo tha se e do shumë punën, e dikur ka punuar në pastrim, por është detyruar ta lërë pikërisht për faktin se e paragjykonin.
“Jemi 5, unë kam 3 fëmijë, kam nipin që e kam rritur vetë, jam edhe vetë. E kam pasur shumë të vështirë për punë. Unë kam qenë në punë dhe e dua punën. Kam qenë në punë pastrimi, e mora shumë me sportivitet. Çohesha që në 5 u bëja fëmijëve për të ngrënë, vishesha dhe prisja punëtorët në rrugë.
E ndërpreva se kishte shumë racizëm. Thoshin nuk e marr Nadirenë se është rome, se është e zezë. Mua ajo fjala më vriste jashtë mase. Ky bullizëm ndodhte edhe nga ata në punë, nga grupi që ishim bashkë. Unë qeshja, largohesha më vete. Ndihesha shumë keq por nuk e shfaqja. Unë e lash punën vetëm nga kjo se më vriste fjala”,-tha Nadireja.
Ajo tha se edhe vajzat e saj kanë pasur vështirësi për të gjetur punë, ndonëse kurrë nuk i kanë bërë naze punës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes