Takimi në Athinë, Rama për mediat greke: Nuk ka asnjë lidhje me Belerin

13 Maj 2024 | 13:42

Për kryeministrin Rama vizita e tij një ditë më parë në Athinë me shqiptarët nuk ka lidhje me Fredi Belerin. Gjatë një prononcimi për median greke ‘Star’ Rama thotë se kjo është histori e politikës greke dhe jo e Shqipërisë.

Gjatë takimit me shqiptarët një ditë më parë në Athinë, kryeministri Rama ka dhënë interivsta edhe për mediat greke. Gjatë një prononcimi për median ‘Star’, kryeministri shqiptar kur pyetet për 12 majin, që përkon me datën e arrestimit një vit më parë të Fredi Belerit për blerje votash, deklaron se kjo nuk ka asnjë lidhje me të dhe se kjo është historia e politikës greke.

“Nuk ka pyetje, nuk ka histori për ne. Kjo është historia e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”, tha Rama.

Duke ju referuar marrëdhënieve mes dy vendeve, Rama tha se qytetarët e Greqisë dhe Shqipërisë meritojnë më të mirën.

“Shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. Ata meritojnë më mirë dhe ne duhet t’u japim politika shumë të ndryshme”, tha Rama.

Takimi i së dielës në stadiumin ‘Galatsit’ shënoi nisjen e një turi takimesh që kreu i qeverisë do të mbajë edhe me shqiptarët në Milano, Londër dhe Dyseldorf.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026