Arian Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën
Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë.
Çani tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Shqipëria është Turqi e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka.
Ai tha se Greqia e kuptoi pas takimit të Ramës në Athinë se ndodhet në mes të Turqisë së Erdoganit dhe të Shqipërisë, të cilën ai e quajti Turqi.
“Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ana tjetër e medalies, pse unë jam i kënaqur me këtë që ndodhi, me këtë event, me këtë ngjarje, sepse më në fund edhe pala tjetër e kuptoi më në fund se nuk bëhet më shaka me Shqipërinë.
Edhe nëse deri dje Greqia flinte gjumë sepse kishte vetëm probleme me Turqinë, tani kthejmë kokën dhe shikojnë se ka një Turqi të dytë. Për herë të parë Athina zyrtare kuptoi se nuk bëhet me shaka, nuk është një njeri ky që sot është nesër nuk është.
Kuptoi se kemi të bëjmë me një lider të përmasave që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Sot Greqia kuptoi se është e rrethuar nga Turqia numër një që është ajo e Erdoganit dhe nga Turqia dy që është Shqipëria. Kjo është bazë turke”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve