Haziri: Kurti të japë dorëheqjen! LDK shihet si konkurrent i fortë në zgjedhje

14 Maj 2024 | 18:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur se kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqjen, në mënyrë që të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Komentet Haziri i bëri në Euronews Albania, ku tha se pas dorëheqjes së Kurtit, do të bëhet shpërndarja e parlamentit dhe më pas do të gjendet një datë konsensuale për zgjedhjet.

Ai tha gjithashtu se LDK do të jetë një konkurrent shumë i fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo sipas tij duket edhe në frikën që kanë partitë konkurrente në Kosovë.

“Gara do të jetë e fuqishme dhe ne këtu e shohim një lloj frike reagimin e PDK me ofrimin e tyre në darkën e mbrëmshme dhe në axhendë për të gjetur mënyrën si do shpërndahet Parlamenti i Kosovës për zgjedhjet e ardhshme.

Sepse ata e shohin LDK si një konkurrent të fortë në zgjedhjet e ardhshme. Ne e kemi riparuar shumë besimin nga zgjedhjet e shkuara. Ne kemi konfirmuar sot se rruga më e mirë që Kurti të japë dorëheqjen, është i vetmi opsion real për këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo krijon mënyrën për shpërndarjen e Parlamentit dhe do të kemi më pas një datë për zgjedhjet. Ky është qëndrimi i LDK-së dhe besojmë se është qëndrimi më korrekt që edhe Kurti duhet ta ketë ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha Haziri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026