A po planifikohen sulme të tjera në veri? Eksperti: Ç’dëshmohet pas kapjes së armëve
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha një intervistë për Euronews Albania se armët e gjetura në veriun e Kosovës, janë ato të cilat kanë ardhur që kur planifikohej sulmi i Banjskës.
Ai tha se gjetja e këtyre armëve dëshmon edhe njëherë se ekzistojnë grupe në Kosovë, të cilat tentojnë të krijojnë konflikte të cilat mund të duken si konflikte ndëretnike, e për këtë gjë ndërkombëtarët duhet ti kërkojnë llogari Serbisë.
“Armatimet janë ato që kanë mbetur si rezultat i sulmit të Banjskës, nuk është armatim i ri i futur në republikën e Kosovës. Autoritetet e Kosovës po e kontrollojnë pjesën verior dhe nuk është futur armatim i ri. Ana tjetër është interesante të theksohet se ky armatim, përdoret për të kryer sulme të caktuara terroriste në drejtim të institucioneve të republikës së Kosovës.
Madje uniforma e ushtrisë së Serbisë, elementë të tjera të uniformës së policisë Kosovës, këtu del në pah ajo që ne kemi theksuar se në pjesën e veriore duket ky grup duke u veshur qoftë si ushtarë të Serbisë, duke sulmuar institucione të Kosovës, qoftë si policë të Kosovës, duke sulmuar komunitetin serb për të paraqitur situatën e një konflikti ndëretnik, të cilin e ka paralajmëruar edhe në kongresin në senat të SHBA-ve drejtoresha e shërbimeve inteligjente amerikane.
Tashmë është i faktuar dhe i dëshmuar ky element. Faktori ndërkombëtar do duhet ti bëjë presion Serbisë dhe ti kërkojë llogaridhënie e të mos përdoret Kosova si fushë e lejimit të aktivitetit të Aleksandër Vuçiç”,-tha eksperti Drizan Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në