Ministri i Brendshëm sllovak: Atentati ndaj kryeministrit i motivuar politikisht

15 Maj 2024 | 21:25

Përpjekja për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico ishte e motivuar politikisht, tha ministri i brendshëm i vendit, duke shtuar se informacioni bazohet në “intervista fillestare me të dyshuarin”.

“Kjo tentativë për vrasje ishte e motivuar politikisht dhe i dyshuari mori vendimin për ta bërë atë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale”, tha ministri i Brendshëm Matush Šutaj Eštok në një konferencë shtypi jashtë spitalit në Banska Bystrica, ku po trajtohet kryeministri, shkruan CNN.

“Është e qartë se kjo ishte e motivuar politikisht”, tha Ministri i mbrojtjes Robert Kaliňák, duke folur së bashku me Eštok.

Kaliňák tha se Fico “pësoi lëndime të shumta”, por nuk dha asnjë detaj kur gazetarët pyetën nëse kryeministri u qëllua në stomak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026