“Mali i Zi s’na priti me diell”- Rama: Vendet e rajonit të lëvizin bashkë drejt BE
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor duhet të hartojnë politika të njëjta strategjike.
Komentet Rama i bëri nga Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që po mbahet në Malin e Zi.
Rama tha gjithashtu se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE.
Ai gjithashtu ironizoi duke thënë se ishte i zhgënjyer nga Mali i Zi, pasi i kishte pritur me shi dhe jo me diell.
“Pikë së pari doja t’iu thoja që jam mjaft i zhgënjyer që Mali i Zi nuk ia doli të na priste me diell, por na mirëpriti me shiun gjerman. Megjithatë për pjesën tjetër është çdo gjë në rregull dhe ne do të zhvillojmë një seancë tjetër të këtij procesi mjaft frymëzues dhe inkurajues që do të çelë shtigje të reja për të gjitha vendet e Ballkanit për të bërë të mundur integrimin në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian dhe për të nxitur tregtinë, ndërkohë që krijon mundësi të reja për qytetarët tanë.
Shpresojmë që brenda këtij viti të sigurohemi që transfertat financiare të qytetareve tanë nga BE në vendet tona do të jenë shumë më të lira, sepse nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë e nëse do të bëhet do të jetë një gjë shumë e mirë. Për pjesën tjetër na duhet të punojmë.
Progresi që kemi bërë në mënyrë të ndarë, por edhe të bashkuar, që prej takimit të parë për nisjen e këtij procesi në Shkup, flet vetë. Ndaj kemi përgatitur planet e reformave, kemi vendosur piketat për reformat që do të na çojnë drejt tregut të përbashkët europian. Duhet të përgatitemi për aksesin në tregun e përbashkët. Rajoni të bëhet pjesë e portofolit dixhital europian.
Ballkani ka nëvojë për një shteg të hapur lidhur me këtë projekt. Do të sugjeroja që të lëvizim bashkarisht në drejtim të BE. Por kemi bashkëpunim të kufizuar në shëndetësi. Ne mund të kthehemi në partnerin kryesorë të tregtisë së BE. Duhet të hartojmë politika të njëjta strategjike, si BE dhe rajoni.Le të shpresojë që Mali i Zi herën tjetër të ketë mot me diell dhe jo një mot me shi si sot, se për hir të Zotit nuk jemi në Berlin”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu