Olsi Rama padit sërish në SPAK Gazment Bardhin
Olsi Rama ka paraqitur një padi të dytë në SPAK ndaj Gazment Bardhit. Sipas dokumentit të siguruar nga Euronews Albania, vëllai i kryeministrit shprehet se përmes postimit që kryetari i grupit parlamentar demokrat ka bërë në facebook ka elemente të veprës penale të kallëzimit të rremë
Çështja ka të bëjë në fakt me dosjen e kokainës në laboratorin e Xibrakës. Fillimisht Bardhi dërgoi një shkresë në Prokurorinë e Posaçme ku kërkoi informacion mbi vijimin e hetimeve për një person të paidentifikuar në atë kohë, duke shtuar se Olsi Rama kishte udhëtuar me të njëjtin mjet me target AA 653 DM me të akuzuarit në grupin kriminal.
Qëndrimi u pasua me padi për “Kallëzim të rremë” nga vëllai i kryeministrit, por SPAK e ktheu pasi deputeti demokrat nuk kishte ngritur padi.
Në fillim të majit Prokuroria e Posaçme regjistroi çështjen dhe kërkoi nga Bardhi të paraqitej për të dhënë dëshminë. Bardhi në reagimin e tij tha se u tentua të sfumohej thelbi i çështjes nëse vëllai i kryeministrit ishte apo jo në mjet.
Pas kësaj edhe kryeministri Rama kërkoi zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe në fund të dënohet kushdo qoftë shkelësi.
Tashmë do të pritet edhe data 24 maj kur Gazmend Bardhi do të paraqesë dëshminë e tij në SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar