Gjermania publikon listën paraparake për Euro 2024, nuk mungojnë surprizat
27 lojtarë janë përzgjedhur nga trajneri Julian Nagelsmann në listën paraprake të Euro 2024, edhe pse ajo nuk do të jetë përfundimtarja, pasi rregullorja e Uefa lejon që çdo ekip të grumbullojë deri në 26 emra. Lista është publikuar përgjatë kësaj të enjte, e normalisht është shoqëruar me polemika, ndërsa ka qenë vetë tekniku 36-vjeçar që nëpërmjet një konference për shtyp ka sqaruar gjithcka.
Prezantimi i listës u bë në një mënyrë tejet interesante, nëpërmjet një videoje, ku emrat e secilit lojtar publikoheshin nga personazhe të ndryshëm të jetës së përditshme, punonjës, shoferë, këngëtarë, preznatues emisionesh e të moshuar. Një mënyrë tejet e bukur për një event i cili është më i rëndësishmi i viteve të fundit në shtetin me 80 milionë banorë. 27 emra janë thirrur, 6 vetëm nga skuadra e Bayernit të Mynihut, si portieri Neuer, Kimmich, Musiala, Pavloviç, Sane dhe Muller. Jashtë janë lënë emra si Goretzka, Ëerner, Gnabry apo Mats Hummels, lideri i Dortmundit që aktualisht është 35 vjeç, e për këtë vendim ka pasur kritika.
Në portë janë thirrur 4 emra, 9 mbrojtës, 9 mesfushorë dhe 5 sulmues. Shiriti i kapitenit do t’i takojë mesfushorit të Barcelonës Gundogan, i mbështetur nga veterani tjetër Toni Kroos, por dhe Thomas Muller e Manuel Neuer.

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
- 11:37 Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)