Përplasja Kurti-Osmani, analisti: Ka pasoja negative, rrezikon anëtarësimin në KiE

17 Maj 2024 | 10:44

Analisti Blerim Canaj tha se prej kohësh është vënë re ftohja e raporteve mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Duke folur për Euronews Albania ai tha se kjo marrëdhënie mes dy krerëve të shtetit po ndikon negativisht jo vetëm për politikën e brendshme të Kosovës, por po sjell ndikim negativ edhe në politikën e jashtme.

“Nuk është se nuk flitet kohë më të gjatë për ftohjen e marrëdhënieve, sidomos mes presidentes dhe ministres së jashtme, Gërvalla. Por që ftohja të shkojë deri në atë pikë sa të përzihen në këto konflikte personale, çështje të rëndësishme shtetërore, e të mos ketë komunikim mes dy bashkëpartiakeve, që shteti t’i vuaj këto pasoja, ne mendojmë nga kush po udhëhiqemi.

Ne jemi një hap para Këshillit të Europës dhe që konflikti të shkojë deri në këtë pikë, kjo duket si përpjekje e ministres për t’u afruar ndaj Albin Kurtit që në zgjedhjet e ardhshme. Në rast të zgjedhjeve mund të rrezikohet edhe pozita e presidentes. Kështu që kemi një katrahurë në politikën e brendshme që po sjell ndikim negativ edhe në politikën e jashtme”,-tha Canaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026