U vra nga ish-bashkëshorti në Greqi, 40-vjeçarja shqiptare varroset sot në atdhe

18 Maj 2024 | 09:28

Paraditen e së hënës, 50-vjeçar shqiptar Eduart Danaj që vrau me disa goditje me thikë ish-bashkëshorten Enkelejda Danaj, duke i lënë thikën të ngulur në trupin e pajetë, pritet t’i kërkojë falje para hetuesve grekë të hënën.

Sipas mediave të huaja, për shqiptarin nga Vlora rëndon akuza për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorimi i armëve’.

Ndërkohë, të afërmit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e të ndjerës do të përcjellin Enkelejda Danajn sot në banesën e të fundit në vendlindjen e saj, Shqipëri.

Vëllai i gruas, duke folur për protothema.gr, ka përmendur torturat që ka bërë ish-kunati i tij ndaj motrës së tij edhe kur gruaja ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues. Por pavarësisht këtyre episodeve, 50-vjeçari ishte i lirë, ndonëse gruaja fatkeqe e kishte denoncuar tre herë në të kaluarën për dhunë në familje.

Më 7 maj, autori u arrestua pasi viktima kishte denoncuar për dhunë në familje. Ai u referua për t’u gjykuar në Gjykatën e Athinës, por seanca e çështjes ishte shtyrë për ditën e sotme.

Rrëfimi cinik i 50-vjeçarit

50-vjeçari i arrestuar pasditen e së enjtes në Fyli ka rrëfyer në mënyrë cinike krimin e tij, duke përshkruar se “U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend pasi e dija që do kalonte, deri në orën 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak dhe më pas u largova”.

I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori i vetë-rrëfyer dyshohet se është përgjigjur se “nuk duroja dot të shikoja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po më hante paratë. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të mi hajë ai? E dija kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti”.

Vlen të theksohet se në asnjë moment 50-vjeçari nuk është “penduar” dhe nuk ka kërkuar falje për krimin e rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026