Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar/ Ballukut: Po punohet, do përfundojë me 30 qershor
Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të diel punimet në aksin Thumanë-Kashar.
Ministrja Balluku tha se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që aksi të hapet me 30 qershor, siç edhe është parashikuar. Sipas saj përfundimi i këtij aksi do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Ministrja tha se bëhet fjalë për një autostradë të mbyllur, e kategorisë A, e cila ka hyrje dhe dalje të lidhura me mbikalime dhe nënkalime.
“Është autostradë e mbyllur, ka vetëm dalje dhe hyrje të lidhur me mbikalime dhe nënkalime. Nuk do të ketë dalje apo hyrje direkte, është e kategorisë A.”- tha ministrja Balluku.
Drejtuesi i kantierit tha se deri më tani janë asfaltuar 18 nga 23 km në total.
“Janë kompletuar edhe tapetat, momentalisht po bëjmë piketimin e pjesës së vijëzimit. Pjesa tjetër e punimeve ka përfunduar 100 për qind. Mendoj se jemi mjaftueshëm brenda programit në gjithë këtë zonë. Janë rreth 18 km kilometra të asfaltuara. Një pjesë e madhe është kompletuar edhe me shtresën e fundit të tapetit”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë