114 mijë dosje presin gjykimin/ Wisner: Koha për hapa më të ndërlikuar
Këshilli i Lartë Gjyqësor prezantoi këtë të hënë strategjinë kombëtare për të drejtësinë, ku në fokus kishte fenomenin e dosjeve të prapambetura që presin për gjykim.
Nga analiza e bërë del se janë rreth 114 mijë dosje që presin të gjykohen, duke bërë që kjo çështje të shndërrohet në problematikën kryesore në dhënien e drejtësisë në këtë vend. Të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqësues të palëve politike dhe trupit diplomatik në vend. Prezantimin e pikave kryesore të strategjisë e bëri Ardian Dvorani.
“Të rrisim numrin e ndihmësve ligjore, deri në 2 për gjyqtar, rritje të rrogës dhe rishikim i procedurave për marrjen e tyre. Sistemi të ketë ndihmës ligjor deri në dyfishin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve”-tha Dvorani.
Sakaq, i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së, David Wisner gjatë konferencës theksoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë. Ai tha se duhet më shumë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucioneve.
“Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themele të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësi që plotëson nevojat e shqiptarëve. Hapat që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshëm. Vetingu ka shkaktuar ndërprerje, por ishte i domosdoshëm dhe ju e hodhët atë hap të vështirë. Është koha për hapa më të ndërlikuar. Ju nxis të bëni hapa më të vështirë që trajtojnë sfida të tjera. Institucionet dhe qeveria duhet të punojnë së bashku dhe të angazhojnë burime për strategjinë që po diskutohet sot”-u shpreh David Wisner.
Një prej ndryshimeve më të rëndësishme të parashikuar në Strategjinë Kombëtare të Drejtësisë është rritja e gamës së çështjeve që mund të gjykohen në shkallën e apelit me një gjyqtar të vetëm, çështje penale, civile dhe administrative.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje