Abilekaj debat me Lelën: Bandat i ushqeu politika, SPAK si kurrë në parë operacion
Dosja ‘Metamorfoza’ është kthyer në temë debati në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, është kthyer në temë debati mes gazetarëve dhe analistëve.
Alfred Lela është përplasur me Enton Abilekajn pasi Lela u shpreh janë lëshuar 50 arreste por janë kapur vetëm 6 persona.
Kjo deklaratë u kundërshtua nga Abilekaj, i cili theksoi se bandat u forcuan në kohën e PD, ndërsa përgëzoi punën e SPAK.
Pjesë nga biseda
Lela: Është e gjitha për të siguruar magjepsje, për të fshehur at që ka ndodhur. Janë 50 arreste janë kapur 5 ose 6. Këta të gjithë kanë ikur në drejtimin e duhur, si ka mundësi që këta njerëz gjejnë kohën dhe drejtimin e duhur. S’ka këtu një lidhje politike.
Abilekaj: Këta janë larguar nga Shqipëria që tek “Metamorfoza 1”, bile morën dhe pasuri me vete. Nëse ka dokonsipirim, nuk është faj i prokurorëve. Kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Bandat u forcuan atë kohë. Këto banda i ka ushqyer politika, nuk u ushqyen vetë. Sot jemi në kushtet e një mungese të plotë të vullnetit politik. Ne kemi të gjithë kriminelët në Dubai, si mund të mos kemi një marrëveshje ekstradimi. Sot SPAK ka goditur të gjithë bandat njëkohësisht dhe është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje