“Babai përdhonoi vajzën”, gazetari: Pse s’ju bën përshtypje incesti?

22 Maj 2024 | 09:42

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku shtetasi Bledar Rako, është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me vajzën e tij të mitur.

Kjo temë u diskutua dhe në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ku fenomenin e komentoi gazetari Andrea Danglli.
Ai tha se ne si shoqëri kemi një histori shumë të lashtë të incestit dhe se ky krim monstroz shpesh here mbahet i fshehur brenda mureve të shtëpisë.

“Pse çuditeni? Historitë e trishtuar të dhunës seksuale brenda familjes këtu janë shndërruar në ngjarje të zakonta.

Këtu është bërë më e lehtë të pranosh incestin sesa marrëdhënien mes dy vajzave që ndjehen mirë me njëra tjetrën dhe duan të celebrojnë lumturinë e tyre.

Incesti megjithëse një krim i rëndë, megjithëse i ndërthurur afër me pedofilinë, megjithëse i ndërthurur afër me përdhunimin, sërish pak apo aspak njerëzve i bën përshtypje.

Pjesa më e madhe përpiqen që këto çështje t’i trajtojnë në rrugë familjare dhe jo ligjore, teksa kryefamiljari dëshpërimisht e konsideron ende vajzën, djalin e gruan si prona të tij që mund të vendosë ç’të dojë mbi to.

Sepse shoqëria nuk ka debat, sepse shoqëria nuk kërkon të gjejë zgjidhje, sepse shoqëria nuk mendon sesi duhet të jetë nesër apo pas shumë vitesh, sepse shoqëria për çdo udhëkryq: Thotë sa mirë ishte në kohën e Enverit se këto gjëra nuk ndodhnin apo të kthehët dënimi me vdekje.

Duhet inkurajuar çdo person që është dhunuar seksualisht të gjejë forcë për të denoncuar”, tha Danglli teksa u ndal edhe tek perversiteti në rrjetet sociale.

“Jam shumë i bindur që kushdo nga vajzat që është në studio nëse do të hapë instagramin do të shohë valë të gjata mesazhesh të meshkujve të etur seksualisht që lënë mesazhe, fotografi, video intime duke kërkuar përmbushjen e tyre seksuale.

Një portret i tillë monstruoz mendoni se nuk do t’i shkruaj vajzës, mbesës, kushërirës pa dallim moshe?

Dyshoj që po, jemi në kushte kur ata që nuk njohin ligje shtetërore dhe ligje morale janë të shumtë në numër dhe mbase mund të formojnë një komunitet më vete të papërgjegjshmërisë”, tha Danglli.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024