Finalja e Europa League: Leverkusen drejt rekordit, Atalanta kërkon historinë
Europa League zbulon mbrëmjen e së mërkurës kampionin e sezonit, aty ku dy ekipet më të mira përballen me njëra-tjetrën. Njëra kërkon trofeun e parë të sezonit, pasi humbi në finalen e kupës së Italisë, bëhet fjalë për Atalantën. Në anën tjetër të pamposhturit e Xabi Alonsos i kanë sytë vetëm tek tripleta, por për ta plotësuar, u duhet të fitojnë dhe Europa League, e më pas kupën e Gjermanisë.
Sezoni për të dyja ka qenë i mrekullueshëm, një sezon për t’u mbajtur mend, aspirinat plot 51 ndeshje pa humbje, një rekord në Gjermani duke fituar kampionatin pa asnjë disfatë, ndërsa do të munden të vendosin rekordin personal dhe në Evropë. Atalanta ishte e pafat në finalen e kupës së Italisë ku u mposht nga Juventus, por Gasperini kërkon me patjetër një trofe. De Roon e Kolasinac shqetësojnë teknikun pasi do të mungojnë, ndërsa në anën tjetët tekniku Alonso ka grupin e plotë të gatshëm.
Atalanta e Leverkusen janë përballur në të shkuarën vetëm 2 herë në Europa League, ku të dyja sfidat u fituan nga bergamaskët në 2022-in, 3-2 në shtëpi e minimalisht në transfertë. Mbrëmjen e sotme favoritë cilësohen gjermanët, por në një finale, asnjëherë fitorja nuk është e sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit