“Fshiu” fytyrat e grave nga fotoja, hoxha nga Kosova tregon arsyen…
Gjatë këtyre ditëve është bërë shumë virale në media, sidomos në Kosovë një foto teksa duket hoxhë Muhamed Dermaku dhe disa vajza që studiojnë në shkollën fetare të Medresesë.
Ai teksa e publikoi këtë foto vendosi që të mbuloje fytyrat e tyre dhe kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit, nga njerëz të fesë apo qytetarë të zakonshëm.
Por hoxha ka një arsye për këtë veprim dhe sipas tij nuk ka lidhje me uljen e figurës së grave apo vajzave dhe se feja nuk e mbështet aspak këtë fakt.
Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tha se sipas rregullores së BE nuk mund të publikojë foto të vajzave në profilin e tij pa u marrë leje atyre ose prindërve të tyre.
“Rregullorja e BE e ndalon vendosjen e fotove të nxënëseve nëse janë të pambuluara. Vajzat janë 17-18 vjeçe, por edhe nëse janë të rritura, nëse vendos një foto në profilin tënd duhet të marrësh leje prej tyre. Sa kam dalë nga mbrëmja e maturës, kam bërë atë postim dhe nuk e kam menduar që t’u marr leje nxënëseve apo prindërve të tyre. Nëse nuk do të publikohej fotoja ky nuk do ishte lajm”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë