Kush janë të arrestuarit për skandalin e mikro-kredive, dalin emrat
Goditen institucionet e mikrokredive dhe përmbaruesit privatë që ngritën një skemë të mashtrimit dhe vjedhjes së mijëra qytetarëve. Hetimi i prokurorisë së Tiranës çon me masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi 9 shtetas.
4 mijë kredi të këqija që u blenë nga një bankë e nivelit të dytë me vlerë totale rreth 7.2 milion euro, u përdorën për një skemë shtrënguese ku u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
Hetimi i prokurorisë së Tiranës pas kallëzimit të ministrisë drejtësisë ka zbuluar se në këtë skemë ishin të përfshira 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare të cilat e kanë vënë në jetë, përmes ndihmës së një noteri dhe të disa avokatëve.
Micro credit Albania dhe shoqëritë e tjera financiare joshnin debitorët të merrnin kredi të reja duke i hequr përkohësisht pasurinë e bllokuar ndërsa prokuroria thotë se më tej aplikoheshin kamat vonesa 2% + 8% për çdo vit.
Si një rast ilustrues të abuzimeve prokuroria thotë se për një detyrim të prapambetur prej 3.5 milion lekësh të vjetra një shtetasi i janë sekuestruar 14 pasuri.
Për administratorët e shoqërisë MCA dhe STAR-fs dhe përmbaruesit privatë, Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro të cilët akuzohen për vjedhje e shpërdorim detyre u caktuan masat e sigurisë arrest me burg dhe arrest shtëpie.
Për këtë çështje pak ditë më parë u thirr në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko i cili deklaroi se institucioni që ai drejton kishte marrë të gjitha masat që i lejonte ligji.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve