Kombëtarja “humbet” dy talente: Gjermania thërret Grudën, Greqia Ndojin
Dëshira ishte e madhe që ai të luante me kombëtaren shqiptare, e madje u përfol se mund të ishte lojtari surprizë në listën e trajnerit Sylvinho, por tanimë është zyrtare, Brajan Gruda është thirrur nga trajneri i kombëtares gjermane Julian Nagelsmann. Ai e ka grumbulluar lojtarin për të qenë pjesë e ekipit në seancat stërvitore 1 javore, por pjesë e ekipit A, do të jetë pas kampionatit evropian. Lajmi është konfirmuar nga vetë federata gjermane e futbollit e cila është treguar e kujdesshme, duke mposhtur kështu rivalitetin me kombëtaren kuqezi.
Gruda është një 19-vjecar, sulmues anësor me Mainz në Bundesligë dhe vlerësohet si një lojtar me shumë potencial për të ardhmen. Në sezonin që sapo u mbyll në Gjermani, arriti të shënonte 4 gola dhe 3 asiste në Bundesligë. Më herët ai ka luajtur me skuadrat zinxhir të panzerave, ndërsa ka qenë startues i padiskutueshëm i U21. Një tjetër lojtar që nuk do të veshë fanellën kuqezi është Andrea Ndoj, mbrojtësi shqiptar i Olimpiakos. Ai është grumbulluar nga ekipi i parë i Greqisë në kuadër të 2 miqësoreve të helenëve ndaj Gjermanisë dhe MAltës. Ndoj është një mbrojtës 21-vjecar që ku që prej 2022-it është pjesë e Olimipakos, ndërsa më herët është thirrur nga Shqipëria, pork a shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kombëtares greke, që me sa duke ëndrra është plotësuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve