Si u kap kokaina në mjetin me targa angleze, kush janë të ndaluarit në Durrës
Një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta është goditur nga Policia Kufitare e portit të Durrësit.
Shtatë pako me kokainë janë gjetur në një furgon mallrash, ndërsa dy persona janë arrestuar nga blutë e qytetit bregdetar.
Arjan Doçi, shoferi i furgonit dhe Mentor Çuni, pronari i furgonit kanë shkuar në portin e Durrësit për t’u nisur drejt Italisë.
Furgoni i mallrave me targa angleze kishte itinerar Shqipëri-Itali-Angli.
Bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje.
Nga kontrolli i imtësishëm shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.
Grupi hetimor vijin hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat