Takimet e Ramës me diasporën, Daci: Çfarë po teston dhe qëllimi që ka kryeministri
Politologu Alban Daci, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku analizoi takimet e kryeministrit Rama me diasporën jashtë vendit.
Daci tha se takimet kanë ngritur shumë pikëpyetje se pse ato po zhvillohen dhe çfarë do të përfitojnë shqiptarët e diasporës.
Sipas tij, turet e kryeministrit jashtë vendit janë një testim i mbështetjes së diasporës ndaj qeverisjes së tij.
Ai shtoi se nëse Rama bindet nga takimet që ka mbështetjen e shqiptarëve jashtë vendit ai do ta bëjë realitet votën e diasporës.
“Unë mendoj se Rama po teston diasporën në lidhje me kuotat e tij politike. Pra, në qoftë se takimet e diasporës do të konfirmojnë faktin që Rama mbetet lider i preferuar, pa harruar këtu që Rama ka dhe pushtetin, ka të gjitha mundësitë. Një kryetar opozite nuk e bën kurrë këtë takim në Milano, ka një mijë e një arsye, që nga shpenzimet, burimet njerëzore, etj. Dhe nëse do të rezultojnë si takime në favor të Ramës, ai menjëherë do të bëjë të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë,” tha Daci.
Diskutimi mbi votat e shqiparëve që jetojnë në vende te tjera ka qenë një diskutim i nxehtë. Në shumë vende po zhvillohen portesta për të bërë të mundur votimin e diasporës.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat