Ronaldo tjetër rekord në Arabi, portugezi shpallet golashënuesi më i mirë

28 Maj 2024 | 12:49

Mosha është thjesht numër, por edhe më të lartë janë numrat në fushën e lojën, për CR7 i cili vijon të thyejë rekorde. Portugezi ka lënë pas një sezon fantastike me Al Nassr, ku dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Saudi pro League. Pavarësisht se skuadra e tij nuk mundi të fitojë titullin, duke u dorëzuar përballë Al Hilal, Ronaldo në aspektin personal ishte i jashtëzakonshëm. 39-vjeçari e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar dopietë ndaj Al Ittihad.

Al Nassr u rendit në vendin e dytë me 82 pikë, 14 më pak se Al Hilal që u shpall kampion, ekip që nuk pësoi asnjë humbje gjatë gjithë sezonit në ligë. Sa i përket golashënuesve në vendin e parë është Ronaldo, i ndjekur nga Mitroviç e Sakala, ndërsa nuk mbeten pas as shokët e skuadrës Talisca e Mane. Kjo është hera e parë që një lojtar realizon kaq shumë gola në një sezon të vetëm të kampionatit arab.

Tanimë Ronaldo numëron një shifër prej 893 golash të realizuar në karrierë, ku edhe pse 39-vjecar duket se nuk po e mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026