Kroçiera luksoze në Durrës, 450 turistë nga 22 vende do të vizitojnë Shqipërinë
Një kroçierë e re, me 450 turistë në bord nga 22 vende të ndryshme të botës preku për herë të parë portin e Durrësit këtë të martë.
Vizitorët e kroçierës luksoze “Seabourn Quest”, mbërritën në “vendin e shqiponjave” me pritshmëri të larta dhe një grumbull informacionesh nga politika e historia.
“Ju keni trashëgimi kulturore të periudhës romake që mezi po pres t’i shoh. Besoj se do të kalojmë shumë mirë këtu në Shqipëri”.
“Vij nga Florida. Kam lexuar shumë për Shqipërinë, por nuk e kam vizituar asnjëherë. Di që ka qenë vend komunist, prej 30 vitesh jeni në demokraci dhe keni disa zyrtarë të akuzuar për korrupsion. Mendoj se jeni një vend në zhvillim”.
“Jemi të entuziasmuar që ndodhemi këtu. Vijmë nga SHBA dhe jemi të interesuar të njohim kulturën tuaj. Kam studiuar latinisht në shkollë dhe dua të shoh rrënojat antike, të mësoj më shumë për to”.
“Nuk di thuajse asgjë për Shqipërinë dhe mezi po pres të mësoj më shumë për vendin tuaj”.
Për kapitenin e kroçierës, ky do të jetë vetëm udhëtimi i parë nga shumë të tjera, që ky mjet luksoz lundrues do të bëjë në vendin tonë.
“Kam kaluar kaq herë pranë Shqipërisë për të shkuar në Greqi dhe Kroaci dhe gjithnjë mendoja kur do të vija në vendin tuaj. Sot ndihem shumë i lumtur që jam këtu. Ju garantoj që vitet e ardhshme, krocierat e kompanisë sonë do të bëjnë më shumë udhëtime në Shqipëri”.
Sipas guidave turistike, ky “boom” turistik e ka një arsye.
“Kanë dëgjuar jashtëzakonisht për Shqipërinë. Le të themi që është një sekret i fundit në Evropë për ta, prandaj kjo është një nga arsyet pse e vizitojnë.”
Mbrëmjen e kësaj të marte, kroçiera “Seabourn Quest” do të largohet nga porti i Durrësit për të vijuar drejt destinacionit të radhës, portit në Liparit, në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)