“Radoiçiç mund të sulmojë përsëri”, gazetari: Po bëjnë thirrje që të kthehet…

28 Maj 2024 | 20:37

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë për Euronews Albania, se  po propagandohet që serbët në veri të Kosovës të kërkojnë kthimin e grupit të Radoiçiçit.

Sipas tij një thirrje e ngjashme është bërë edhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç, por edhe nga Petar Petkoviç.

“Mund të kryhen sulme të ngjashme në katër komunat veriore. Po shpalosen fotografi të grupit të Radoiçiçit dhe po bëjnë thirrje që ky grup të kthehet e të mbrojë jetesën e qytetarëve serbë në Kosovë.

Një thirrje e ngjashme është bërë edhe nga kabineti i qeverisë së Aleksandër Vuçiç. Kemi parë edhe drejtorin e zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, i cili vazhdimisht po përdor retorika nxitëse ndaj Kosovës, kinse qytetarët e komunitetit serb janë duke u përballur me keqtrajtime në 4 komunat veriore”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026