Diplomati kroat: Kosova ka hyrë tashmë në rrugën drejt NATO-s, partner i besueshëm

29 Maj 2024 | 11:53

Ish-deputeti kroat Ante Bačić, i cili ka lobuar për Kosovën në Asamblenë e Natos, deklaron se Kosova kaloi vështirësinë më të madhe, anëtarësimin, dhe tani po hyn në rrugën euroatlantike. I ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, Bačić shprehet se siguria në rajon është marrë seriozisht nga të gjitha vendet anëtare në NATO, duke i dhënë Kosovës statusin e partnerit të asociuar të NATO-s.

Ai shtoi se vendet kryesore të NATO-s votuan pro-Kosovës pasi e konsiderojnë një aleat të besueshëm.

“Mendoj se të gjitha vendet e NATO-s, në asamblenë parlamentare e marrin seriozisht situatën e sigurisë në rajon. Natyrisht Kosova ka problemin me shtetet që nuk e njohin akoma atë. Natyrisht ka pasur kundërshtime për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare nga vende të caktuara por mendoj që Kosova është në rrugën e duhur, dhe pengesa kryesore ishte pikërisht anëtarësimi. Kjo tregon se ne mund t’i bindim homologët e vendeve të tjera se Kosova ka hyrë tashmë në rrugën euroatlantike, se është një aleat i besueshëm, për këtë arsye vendet kryesore të NATO-s votuan pro anëtarësimit të Kosovës në NATO” tha ai.

I pyetur se kush ishte delegacioni më i vështirë për të mbështetur Kosovën, Bačić shprehet për Euroneës se përveç Serbisë që nuk ka të drejtën e votës, asnjë shtet nuk është plotësisht kundër Kosovës.

“Serbia nuk është problem sepse delegatët e Serbisë në asamblenë e NATO-s nuk kanë të drejtën e votës, ndaj kroatët e morën misionin e tyre për të votuar pro Kosovës. Nuk mendoj se ka vende shumë të vështira që janë shumë kundër Kosovës. Ndaj doja të shtoja që anëtarësimi i Kosovës në NATO është diçka madhështore” përfundoi Bačić.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026