Dhuna ndaj Mëngjesit, avokati: Pasi u zgjidhi çështjen, e rrahën! Akt burracak

29 Maj 2024 | 21:44

Avokati Gentian Rumano është shprehur se dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është një akt burracak që nuk tregon aspak burrëri.

Komentet Rumano i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se dhunimi i tij erdhi pasi avokati Sokol Mëngjesi u zgjidhi çështjen e pronësisë.

Ai shtoi se autorët e sulmit ndaj tij nuk ishin në gjendje që të merreshin me palën kundërshtare dhe gjetën hallkën më të dobët për të sulmuar, pikërisht avokatin Mëngjesi.

“Ti urojmë shërim të shpejtë profesorit. Koli është mik i imi dhe i gjithë kolegëve. Një njeri që gjithmonë ka transmetuar dashuri. Kjo ngjarje nuk ka prekur vetëm Kolin. Të gjithë avokatët kanë pasur qëndrimin e tyre për këtë ngjarje të rëndë. E kemi parashikuar që të rrezikuar kanë qenë edhe avokatët. Ngjarja e sotme është shumë e rrezikshme.

Palët nuk i zgjidhin mes vetes, por gjejnë atë që është hallka më e dobët, që janë avokatët. Ne jemi të fortë mendërisht, me argumenta, por nuk jemi të fortë fizikisht për t’i bërë ballë një sulmi të kësaj natyre.

Këta palë që godasin avokatin, pra pala e vetë, nuk e kanë gjetur forcën që të godasin kundërshtarin që kanë pasur përballë në gjykim, por pasi zgjidhën problemet dhe fituan çështjen përmes avokatit, sepse avokati është ai që i zgjidh çështjet, gjejnë hallkën më të dobët dhe e godasin avokatin. Kjo nuk është burrëri, por akt burracak”, tha Rumano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026