Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, reagon Saimir Vishaj: Dje u godit shteti…
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj mbajti një prononcim për mediat këtë të enjte pranë ambienteve të SPAK, lidhur me dhunën e ushtruar ditën e djeshme ndaj avokat Sokol Mëngjesit në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Vishaj u shpreh se është goditur shteti, ndërsa theksoi se sulmi i bërë ditën e djeshme ishte një tentavië e pastër vrasje.
Ai e vlerësoi Mëngjesin si një prej avokatëve më të mirë që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
“Ajo që na shqetëson është se kur preket një avokat preket shteti. Kemi çdo javë nga një avokat të dhunuar. Kjo është një tentativë vrasje ndaj avokatit. Kjo nuk është një ngjarje politike, por një ngjarje e ndodhur për shkak të detyrës së avokati. Pa avokatin nuk ka drejtësi.
Është një mision aq i bukur dhe i vështirë. Kemi një heshtje të organeve mbase mbajnë sytë tek qielli. U them pjesëtarëve të institucioneve shtetërore të luten bashkë me ne që shoku jonë të dalë nga koma. Kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka pasur sistemi i drejtësisë”,-tha Vishaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit