Olympiacos triumfon në Europë, Fiorentina humbet një tjetër finale
1 gol ka vendosur fituesin e Conference League në finalen mes Olimpiakos dhe Fiorentinës dhe ai u shënua nga El Kaabi, i cili konfirmohet dhe një herë tjetër si heroi i ekipit helen. Fiorentina është e pafat, duke u mposhtur kështu në finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion, teksa vitin e shkuar ishte West Ham që i rrëmbente trofeun. Në Opap Arena të Greqisë, miqtë luajtën më mirë duke krijuar raste shënimi në nisje të lojës e gjetur golin, që u anulua për pozicion të parregullt.
Në vijim loja u zhvillua më tepër në mesfushë, duke treguar një nivel jo shumë të lartë futbolli. Koha e rregullt u mbyll jo vetëm pa fitues, por edhe pa gola, ndërsa u aplikuan 30 minutat e shtesës.
Aty grekët u treguan cinikë, ku në minutën e 116′ realizoi El Kaabi me kokë, pas një devijimi të saktë. 30-vjeçari nga Maroku ishte lojtari kyç i sezonit tek Olimpiacos duke u shpallur golashënues i garës me 11 realizime, teksa 6 gola i ka shënuar vetëm në 3 përballjet e fundit.
Një trofe i fituar me shumë meritë nga një prej skuadrave me më shumë histori në futbollin grek, që shton në kabinetin e trofeve, atë të Conference League.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve