Ajeti e Asllani analizojnë europianin: Euro 2024 një emocion i veçantë
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në prag të dy miqësoreve të muajit qershor ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, ndërsa pjesa më e madhe e lojtarëve kanë mbërritur.
Në shtëpinë e futbollit, trajneri Sylvinho ka drejtuar seancat e para stërvitore, ndërsa dy prej lojtarëve, mesfushori Asllani dhe mbrojtësi Ajeti kanë analizuar kampionatin evropian.
“Është një emocion i madh sa herë të thërret Kombëtarja shqiptare. Do shkojmë me shumë dëshirë për të luajtur ndeshjet, janë shumë të bukura. Dua ta luaj ndeshjen me Italinë, kam shumë shokë dhe pastaj kam jetuar në Itali. Kjo është një ndeshje e veçantë për mua”, tha Kristjan Asllani, mesfushor i Kombëtares shqiptare.
Në anën tjetër, mbrojtësi Arlind Ajeti këtë e ka europianin e dytë me fanellën kuqezi.
“Europiani është diçka shumë e veçantë dhe mezi presim që të fillojë. Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe pothuajse të gjithë luajnë në ekipe të mëdha. Kjo mendoj që është diferenca nga viti 2016”, tha Arlind Ajeti, mbrojtës i Kombëtares shqiptare.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Sylvinho publikoi lsitën me lojtarët e grumbulluar, ndërsa më 3 dhe 7 mars luan dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve