Ekspertja: 58 mijë lekë të vjetra, ndihma ekonomike për një person në nevojë tek ne

31 Maj 2024 | 08:07

Shqipëria renditet e fundit në Europë bashkë me Turqinë për mbështetjen financiare për familjet në nevojë (ato përfshijnë, përveç kujdesit shëndetësor, kostot e shtatzënisë, lindjes dhe birësimit, kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin për anëtarët e tjerë të familjes).

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2021, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 777 € për person për përfitime familjare, nga 561 € në 2011.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ndihma ekonomike për një person në nevojë në Shqipëri është 58 mijë lekë të vjetra.

“Jemi nga vendet me ndihmë ekonomike më të ulët, ndërkohë që qeveria ka hartuar një strategji të vitit 2024-2023 ku thuhet se ndihma ekonomike nuk do jetë më pak se 116 mijë lekë të vjetra në muaj që mbetet gjithsesi shumë e vogël. Aktualisht ndihma ekonomike mesatare është 58 mijë lekë te vjetra se llogaritet në varësi të anëtarëve të familjes”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024