Kombëtarja mbyll përgatitjet| Të pranishëm 25 futbollistë, Kuqezinjtë drejt Austrisë
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore me grupin e plotë në vendin tonë, ku të pranishëm ishin 25 futbollistë.
Trajneri Silvinjo mbajti të bashkuar me pjesën tjetër edhe dy talentet e shpresave, Rejan Alivodën që aktivizohet tek Vllaznia dhe Erlad Maksutin e Apolonisë. Stërvitja u zhvillua fillimisht në palestër, e më pas me ushtrimet në fushë, ashtu sic ka ndodhur dhe përgjatë së enjtes.
Elhan Kastrati u la pushim nga stafi teknik për shkak të gjendjes shëndetësore si pasojë e gripit. Kujtojmë që gjithë grupi është plotësuar të premten pasi në stërvitjen e së enjtes mungonin 3 futbollistë. Në pasdite lojtarët do të jenë në Austria ty ku do të kryhen seancat stërvitore në prag të dy miqësoreve të qershorit, konkretisht në datën 3 me Lihtenshtejnin dhe 4 ditë më pas ndaj Azerbajxhanit në Hungari.
Tekniku Sylvinho pritet të kryejë ndryshime sa i përket skemës, duke qenë se këtë herë u la jashtë dyshja Cikalleshi-Uzuni, të cilët ishin ndër lojtarët kyc në fazën kualifikuese të Euro 2024. Lista zyrtare e europianit do të publikohet më 7 qershor, teksa nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Kuqezinjtë e nisin rrugëtimin më 15 qershor, ndërsa kundërshtarët janë Italia, Kroacia e Spanja.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet