Poli i tretë opozitar? Dashamir Shehi: Bëhemi gati për t’u futur vetëm në zgjedhje
Dashamir Shehi dhe partia e tij LZHK po përgatiten që të futen në zgjedhje të vetëm dhe pa koalicionin tradicional me Partinë Demokratike.
Gjatë një konference për mediat, Shehi tha se kjo qasje e re e tij vjen në një moment kur situata me grupet e opozitës sa vjen dhe bëhet më e paqartë dhe nevojitet një alternativë ndryshe.
“Fatkeqësisht situata politike mund të jetë e influencuar edhe nga situata gjyqësore nga të dy palët. Kështu që në funksion të këtyre do e marrim pozicionin final kur të vijnë zgjedhjet. Ky është pozicioni jonë sot për sot. Ne mendoj se kemi nevojë që brenda opozitës gjithsekush të ndërtojë profilin e vetë”,-tha Dashamir Shehi, kryetar i LZHK.
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar foli me tonë shumë kritike për qasjen që opozita ka treguar në raport me nismën antikorrupsion që maxhoranca socialiste ka prezantuar në Kuvend.
“Ne nuk jemi dakord me këtë, prandaj nuk e kemi votuar. Për ne është një dokument pa vlerë”,-tha Dashamir Shehi, kryetar i LZHK
Gjatë kësaj dalje, Shehi bëri thirrje edhe për zëra dhe aktorë të tjerë politik opozitar që ti bashkohen kësaj nisme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë