Digjen dy automjete me targa serbe në veri të Kosovës

1 Qershor 2024 | 15:16

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicën e Veriut, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se policia nuk e ka identifikuar ndonjë të dyshuar për këtë incident, por prokurori e ka hapur këtë rastin si “zjarrvënie”.

“Një veturë Skoda Octavia me targa serbe u përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e kaploi pastaj edhe veturën e tipit Mercedes C class, po ashtu me targa Serbe”, tha Elshani.

Ai tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut në orën 02:25 më 1 qershor.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar e njoftoi prokurorin, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘zjarrvënie’”, tha Elshani.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.

Në fillim të prillit, një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.

Në mars u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë. Një lokal, në pronësi të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, u dogj më 8 mars. Ajo, dhe autoritetet e sigurisë, thanë se zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.

Ndërkaq, më 24 mars u dogj një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviqit, drejtor i Drejtorisë për Sport, Rini dhe Kulturë në komunën që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Radosavleviq i tha Radios Evropa e Lirë se beson që zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe se motivi ishte politik, shkruan REL.

Trendi i djegies së makinave ishte veçanërisht aktual në fund të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, kur u bë procesi i riregjistrimit të veturave me targa të Kosovës. Për këtë arsye, persona të panjohur dogjën disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026