Dhuna ndaj Mëngjesit| Avokati: Mesazh nga krimi! Ish-Blloku, ‘Kolumbia’ e Shqipërisë
Avokati Kujtim Cakrani e ka cilësuar dhunimin e kolegut të tij Sokol Mëngjesit si një mesazh nga bota e krimit kundret gjithë sistemit të avokatisë.
Komentet Cakrani i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ka një frymë anti-avokat në Shqipëri.
Ai shtoi gjithashtu se zona e ish-Bllokut ku u dhunua Mëngjesi është ‘Kolumbia’ e Shqipërisë, pasi sipas tij, aty zhvillohen të gjitha pazaret mes mafies dhe politikës, prostitucioni, etj.
“Kjo nuk është e sotme, por e mbartur. Edhe Policia e Shtetit e trajton avokatin si një leckë. Që nga kryeministri edhe ministrat nuk kanë pasur një reagim solid dhe të ashpër. Dhe ministri i Drejtësisë ka patur një reagim me vetëm dy rreshta, duke iu referuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Edhe ministri i Brendshëm ka pasur një reagim të dyshimtë.
Kjo është një goditje që i bëhet sistemit të avokatisë. Ngjarja ka ndodhur në zemër të Tiranës. Bllokun e quajnë sot Kolumbia e Shqipërisë. Aty bëhen takimet e mafies me politikën, prostitucioni. Dalja e tyre pa maska tregon se ata kanë dashur të thonë se ne nuk iu llogarisim.
Pra një sinjal që i jepet opinionit publik për t’i thënë goditini avokatët sepse janë mashtrues. Ne opinioni publik na anatemon. Thonë duhet varur në litar filani, pasi shikoni se kë mbron. Thoshin avokati duhet varur në litar. Kjo është një frylë anti-avokat nga sistemi komunist”, tha Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik