Programi i ri i PD, Hasa: “Duam të investojmë në teknologji”
Endri Hasa, Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Digjital në Partinë Demokratike, tha se në programin qeverisës të PD i është dhënë një vëmendje e veçantë teknologjisë. Ai shprehet se një ndër pikat kyçe të programit është investimi në arsim.
“Prioritare është zhvillimi i një ekonomie të bazuar tek dija. Në çdo vend që shqiptarët kanë gjetur mundësi, ata kanë shkëlqyer. Ne duam ta realizojmë këtu. Për ti dhënë një ritëm tjetër ekonomisë shqiptare. Një gjë që ndikon në breza. Këto nuk janë vendimmarrje të thjeshta, vendimmarrjet për investimin në arsim nuk janë produkte të lehta qeveritare. Shumica e qeverive duna te ndërtojnë diçka për nesër, ne duam të ndërtojmë diçka për brezat” tha ai.
Hasa shtoi se Partia Demokratike ka qëllim krijimin e katër shkollave që do të kenë në fokus mësimin e profesioneve të reja.
“Ne duam të investojmë në teknologji, sepse revolucioni digjital e ka ndryshuar komplet botën. Ka ndryshuar qasjen vit pas viti. Kështu që investimi në të rinjtë, ne kemi parashikuar që në katër vitet e para të trajnojmë, të mësojmë mbi 25 mijë në katër qendra ku një do të jetë në Tiranë dhe një në veri, jug dhe një në pjesën qendrore. Do të ketë qëllim në krijimin e një brezi të ri profesionistësh në profesionet e reja” tha Hasa
LEXO GJITHASHTU
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve