“Kamikaz! Mbron të pambrojtshmen”, deputeti i PS i kthehet Bozdos: Mbaj Berishën aty
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj dhe anëtari i Kryesisë së Rithemelimit të PD, Eno Bozdo kanë debatuar në studion e “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me dokumentarin e publikuar nga RAI 3, në të cilën trajtohen çështje të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri si dhe lidhjet e krimit me shtetin.
Bozdo i tha Metajt se po tregon një “guxim kamikaz” duke mbrojtur kryeministrin Rama, ndërsa Metaj i kujtoi se lideri i partisë së tij, është në burg dh enon grata nga Amerika.
Pjesë nga debati:
Eno Bozdo: Unë të përgëzoj vetëm për një gjë që ke guximin të mbrosh të pambrojtshmen.
Ilir Metaj: Nuk më duhet përgëzimi juaj.
Eno Bozdo: Po mbroni diçka që është absolutisht e pambrojtshme.
Ilir Metaj: Thënë kjo nga një person që mbron një “non grata” të shpallur të tillë nga SHBA, ky është guxim i madh. Vjen e flet për standardet e Bashkimit Evropian duke pasur atë gjë në bluzë (referuar fotos së ish-kryeministrit Sali Berisha) Asaj krijese i shkon shumë ajo ngjyra i zezë, se është atje ku ka vendin.
Eno Bozdo: Kryeministri që ti mbron, u damkos atje. Dhëntë Zoti Rama ta di këtë guxim e të bën deputet. Se del e thua këtë gjëra, unë shpresoj shumë, se je në guxim ekstrem, një në guxim kamikaz duke mbrojtur diçka që nuk mbrohet më.
Ilir Metaj: Jeta ime nuk është e lidhur me deputetllëkun.
Eno Bozdo: Thelbësorja është se reportazhi i Rai 3 ka qenë gozhda e fundit e ngulur në kofini e kësaj qeverisje, me prova, me emra dhe mbiemra.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh