Italia zhgënjen ndaj Turqisë, Portugalia “poker” ndaj Finlandës
Testi i parë miqësor nuk ka shkuar siç duhet për Italinë, e cila ka zhgënjyer ndaj Turqisë në një 90 minutësh që nuk prodhoi fitues. Axurrët barazuan 0-0, por krahas rezultatit u vu re një lojë e dobët nga të besuarit e Spalletit. Kundërshtarët edhe pse me disa mungesa në fushë e vendosën në vështirësi Vicarion, duke qenë shumë pranë golit. Një sfidë nga e cila përfiton Shqipëria, në aspektin psikologjik duke besuar se mund të marrë një rezultat pozitiv në sfidën e parë të Euro 2024.
Italia nuk tregoi asgjë të re në këtë paraqitje, duke çalur në disa pozicione të fushës, por që me gjasa ekipi do të kolaudohet në europian. Në duelet e tjera të luajtura, Zvicra fitoi ndaj Estonisë, Portugalia ndaj Finlandës, sukses dhe për Austrinë e Irlandën. Pa CR7 në fushë luzitanët nuk e patën të vështirë të fitojnë ndaj Finlandës, duke i shënuar plot 4 herë. Dygolësh i Fernandes, Diaz e Jota ishin autorët e golave, për miqtë dopieta e Pukkit.
Shaqiri u kthye me gol në fitoren 4-0 të kombëtares zvicerane ndaj Estonisë, me Zuber, Amdouni e Elvedi që po ashtu gjetën rrugën e rrjetës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest