“Meloni mashtroi shqiptarët për fushatë elektorale”-Deputeti italian: Rama po gabon!

5 Qershor 2024 | 18:02

Deputeti opozitar italian, Riccardo Magi nga partia ‘Piu Europa’, ka thënë se vizita e kryeministres Giorgia Meloni sot në Shqipëri, ishte një fushatë fushatë e qartë elektorale e saj për zgjedhjet europiane.

Komentet Magi i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se Meloni mashtroi qytetarët shqiptarë, me qëllim përfitimin e votave në zgjedhjet europiane.

Magi tha se Meloni do të paraqesë qeverinë e saj si një qeveri të fortë që i mban emigrantët larg Europës.

Ai kritikoi gjithashtu edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të cilin tha se po bën gabim me ndihmën ndaj qeverisë italiane, pasi sipas tij, kjo nuk është rruga që vendi ynë të anëtarësohet në BE.

“U krijohet përshtypje qytetarëve italianë se kemi një qeveri të fortë e me muskuj që arrin t’i mbajë emigrantët jashtë Italisë. Nuk ka rëndësi se qindra e mijëra emigrantë mbërrijnë në Itali. Por bëhet për të treguar muskujt kur jemi pak ditë para zgjedhjeve europiane.

Meloni është edhe kandidate në zgjedhjet europiane dhe sot ajo bëri një fushatë të madhe elektorale duke mashtruar qytetarët shqiptarë. Ajo do të zgjidhet por nuk do të shkojë në Parlamentin Europian.

Mendoj se kryeministri shqiptar po bën një gabim të madh. Shqipëria duhet të jetë një vend anëtar i BE-së, por nuk është kjo rruga që mund ta çojë drejt BE. Duhet ndjekur rruga e të drejtave të njeriut dhe mirëqenies së popullit shqiptar”, tha Magi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026