Kardiologu: Mos përzieni alkool me pije energjike, çon deri në vdekje

7 Qershor 2024 | 08:52

Kardiologu Novruz Caushaj, i ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, tha se efektet e pijeve energjike kanë një efekt negativ në shëndetin e fëmijëve, por jo vetëm.

Ai shpjegoi se konsumi i lartë i pijeve energjike rrit mundësinë për infarkt.

“Stimulimi i alkoolit me pijen energjike rrit rrahjet e zemrës, jo vetëm kjo po dhe vetëm kafeina. Rritja e rrahjeve të zemrës do të shtoj kërkesën për oksigjen. Ne momentin që ti ke rrahje të shpejta bie ndesh kërkesa me plotësimin e organizmit. Dhe në momentin që kemi kërkesë të madhe për oksigjen dhe furnizim të vogël me oksigjen ndodh infarkti”, tha mjeku.

Mjeku shpegoi gjithashtu dhe efektin psikologjik të pijeve energjike dhe dëmin e bashkimit të tij me alkool.

“Në momentin që pija energjike kombinohet e alkoolin, ajo e bën që pacienti të dëshirojë të pijë alkool më shumë, sepse e zbut efektin e depresionit qe jep alkooli si rezultat i kafeinës që ajo ka. Ka raste që kombinohet vera me pije me gaz, ose pije energjike me alkool e bëjnë për të zbutur nivelin e marrjes fillestare të alkoolit, por ajo nuk e ul thjesht aftësinë që ka organizmi për të kuptuar sasinë e alkoolit që futet”, tha mjeku.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024