Artisti nga Kosova: Bëra skulpturën e vogëlushit që e vranë serbët

7 Qershor 2024 | 09:35

Skulptori, Sabri Behramaj, i ftuar këtë të premte në Goodmorning Albanians në Euronews Albania, prezantoi skulpturën e tij më të famshme.

Ai tha se për të krijuar atë u frymëzua nga ngjarja e trishtë e Leutrim Ahmetit, një fëmijë i cili u vra nga ushtria serbe.

Behramaj tha se kur dëgjoi historinë e trishtë të fëmijës, u prek dhe vendosi t’i dedikojë skulpturën në fjalë.

“Kjo skulpturë i ka kaluar pritshmëritë e mija. Unë e kam dëgjuar intervistën e profesorit, Nusret Pllana me nënë e Leutrimit. Ka qenë një intervistë shumë prekëse e cila është publikuar në vitin 2022. Kur e dëgjova për herë të parë u preka dhe vendosa si qëllim vetes që t’i dedikoj një pikturë këtij fëmije kaq te vogël, i cili nuk ka mundur të vazhojë jetën e tij për shkak të ushtrisë serbe dhe i kanë marrë jetën”, tha skulptori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024