“Francezja, 4 ditë e humbur në malin e Çikës”-flasin 2 vullnetarët që e shpëtuan…
Në emisionin “Good Moring Albanians” në Euronews Albania, u ftua skuadra që bëri të mundur shpëtimin e turistes franceze cila kishte humbur prej katër ditësh në malin e Çikës. Ata thanë e për shkak të mos llogaritjes si duhet të rezervave ushqimore, ajo ka dashur të zbresë në një nga fshatrat e zonës, por ka humbur rrugën.
“Ne si kërkim- shpëtimi malor e kemi marr njoftimin ditën e enjte dhe raportohej që turistja e kishte pasur kontaktin e fundit me familjarët në datën tre qershor. Ajo kishte planifikuar që të përshkruante komplet vargmalin e Çikës , por ndoshta duke llogaritur rezervat ushqimore dhe të ujit kishte zbritur. Duke mos e njohur zonën kishte vendosur të zbriste në fshatin Iliaz, por kur e gjetëm ishte shumë larg tij. Ishte e vetme dhe orientohej vetëm me një GPS” tha skuadra.
Ata shtuan se kërkimi ishte i vështirë sepse mungonin koordinatat e sakta të turistes.
“Fillimisht kanë njoftuar mikeshat, pastaj familjarët. Ishte një kërkim i vështirë se dhe nuk kishim koordinata të sakta. Ishte një zonë relativisht e gjerë” tha një nga vullnetarët.
LEXO GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet