Italia projekton formacionin kundër Shqipërisë, synohet fitorja
Ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë e ka cilësuar të vështirë, e për këtë fakt duhet që formacioni të jetë kompakt. Luciano Spalletti thuajsei ka shuar të gjitha dilemat në prag të kampionatit evropian, ku duelin e parë, debutues për këtë edicion e ka pikërisht ndaj kuqezinjve. Tekniku ka përpiluar formacionin për 15 qershorin, ndërsa nuk priten shumë ndryshime, ku pritet të aplikohet një 3-4-1-2.
Në katërkëndësh Donarumma mbetet i paprekshëm, ndërsa në mbrojtjen me 3, do të jenë Bastoni, Buongiorno dhe Di Lorenzo. Përpara tyre qëndron dyshja Cristiante-Jorginho, nga e majta Di Marco e djathtas Cambiaso, ky i fundit në dyshim. Më i avancuar do të jetë një ndër lojtarët e preferuar të Spallettit, Frattesi, teksa dyshja e sulmit pritet Scammaca-Chiesa.
Një formacion me të cilin axurrët synojnë të kalojnë pengesën kuqezi, pavarësisht se nuk pritet të jetë e lehtë. Spalletti konfirmoi se skuadra e tij nuk do të mbrohet në duelin e parë, kjo dhe nga cilësitë e kundërshtarit, që janë më të ulta në krahasim me përballjet pasardhëse ndaj Kroacisë e Spanjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi