Gjykata vendosi që Berisha të jetë kryetar i PD, flet për herë të parë Lulzim Basha
Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës së Apelit që ia dha logon e PD, Sali Berishës.
Në një deklaratë për mediat para mbledhjes së kryesisë së PD, Basha tha se nuk e komenton vendimin e Gjykatës, ndërsa shtoi se vendimet që do të merren nga kryesia do jenë në përputhje me idealet e demokratëve.
“Nuk komentoj vendimet e gjykatave, ky është dhe një standard i imi, i yni si Parti Demokratike, për të cilin kemi deklaruar që do të përmbahemi edhe në rastin e vendimit të gjykatës së Apelit. Ajo që dua t’u them shumë mbështetësve, demokratëve, por dhe qytetarëve që janë mërzitur me këtë vendim, e vetëkuptueshme që janë të mërzitur se prisnin një vendim tjetër, është t’iu them mos të mërziten, mos të dëshpërohen. Në fund të fundit këtë betejë as nuk e kemi nisur dhe as nuk e vazhdojmë për logo, për vulë apo për karrige. Jemi bërë bashkë për diçka shumë më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash të bashkuar për idealet e dhjetorit, me të cilat ka lindur Partia Demokratike e Shqipërisë. Për idealet e atyre të cilët u flijuan në rezistencën antikomuniste. Për të përndjekurit politik, për pronarët, për shtresën e mesme shqiptare, për familjet shqiptare dhe sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton ndryshe, meriton më mirë, meriton më shumë. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe nuk kemi pak në dorë, që mos ta shpërdorojmë këtë besim shpirtrash, qindra e mijëra njerëz që besojnë në një të ardhme më të mirë për vendin, por të vazhdojmë betejën tonë, të vazhdojmë përpjekjet tona për një Shqipëri të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës, kemi vendosur një standard të tillë. Vendimet për hapat do t’i diskutojmë tani me kolegët, prandaj jemi mbledhur. Të gjitha vendimet q do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kemi marrë me qindra, mijëra demokratëve, synimi kryesor i të cilëve është largimi i një ore më parë i kësaj qeverie dhe hapja e perspektivës të një Shqipërie që meriton shumë më shumë se sa ç’ka sot”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh