“A do të jeni kandidat për kryeministër në 2025?”- Ja si përgjigjet Gazment Bardhi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se në çdo pozicion që të jetë brenda PD-së, do të bëjë maksimumin për fitoren e kësaj force politike.
Komentet Bardhi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku u pyet nëse do të ishte ai kandidati për kryeministër nga PD për zgjedhjet e vitit 2025.
Bardhi tha se nuk kishte asnjë shqetësim në raport me emrin se kush do të ishte kandidati për kryeministër, por shtoi se ende nuk ka një vendimmarrje të organeve të partisë.
Ai shtoi se PD duhet të nisë një proces të gjerë të riorganizimit të strukturave dhe përgatitjes së tyre për zgjedhjet e vitit 2025.
“Uroj që grupi i Bashës të ketë një qëndrim sa më parë. Nuk kam një mesazh specifik për Bashën, pra nuk e dalloj atë nga kolegët e tjerë. Ajo që thashë për deputetët e tjerë, vlen edhe për Bashën.
Nuk kemi pasur diskutime mbi kandidatin për kryeministër. Do të duhet të nisim një process gjithëpërfshirës të reformimit të gjithë strukturave të partisë dhe të bërjes gati të tyre për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ky process do të duhet të shërbejë edhe si një momentum për të afruar dhe për t’i njohur kontributin cilitdo që ka qenë i larguar nga kjo shumica dërrmuese brenda PD. Për t’i dhënë atyre atë që i takon në bazë të kontributit disa vjeçar në PD dhe për t’i përfshirë secilin prej tyre në të vetmen betejë që kemi përpara, atë që të mundim Edi Ramën.
Tani është qartësuar nga të gjitha pikëpamjet, edhe politike edhe ligjore se ku është PD. Nuk kam asnjë shqetësim ne raport me kë shoh apo nuk shoh si kandidat për kryeministër. Në çdo pozicion që të jetë Gazment Bardhi, edhe në atë të anëtarit të thjeshtë, do të bëjë maksimumin për fitoren e PD”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë