Bardhi: Lufta ndaj korrupsionit nuk duhet të krijojë ndarje partiake
Në fjalën e tij në parlament, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, për t’u bashkuar në luftën kundër korrupsionit. Ai tha se në shumë qytete në vend nuk janë deputetët ata që marrin vendime por bandat që bashkëpunojnë me kryeministrin.
“Ajo që tha Rai është realitet, asnjë nuk shpiku asgjë dhe sa më shpejt ta pranoni dhe sa më shpejt të bëhemi të gjithë bashkë. Si mund të mos luftojmë krimin e organizuar përfshirjen e tij në institucione. Ju deputetë e dini më mirë se në që nuk ju pyet kush. Në Shkodër kush pyetet deputetët apo aktorë të krimit të organizuar? Në Durrës kush vendos bandat apo deputetët e partisë Socialiste? Vendosin bandat”, deklaroi Bardhi.
Ai gjithashtu ju drejtua dhe kryetares së parlamentit Lindita Nikolla që të respektojë kushtetutën dhe mos të ofendojë qytetarët dhe shtetin shqiptar.
“Ky është një projekt personal i Ramës për të mbajtur pushtetin e tij. Por kjo nuk duhet të krijojë ndarje dhe të gjithë duhet ta luftojmë si majtas dhe si djathtas. Prandaj zonja kryetare respekto kushtetutën, mos u tall më shkresat e shtetit. Është turp për kuvendin që një kryetare se lufta ndaj krimit të organizuar nuk është fushë e veprimtarisë së këshillit të ministrave dhe nuk mund të jetë objekt i debatit në kuvend” përfundoi Bardhi, duke i kërkuar kryeparlamentares mbajtjen e mocionit me debat me kryeministrin për investigimin e televizionit italian. Kërkesë e cila u rrëzua me shumicë votash në parlament.
LEXO GJITHASHTU
- Spiropali ironizon Nokën pas përjashtimit: Shko rrit numrin e protestuesve jashtë
- Protestuesit përplasen me policinë dhe djegin goma, bëhet gati autoboti me ujë
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi