“Me Italinë, ndeshja më e vështirë”- Qazim Laçi analizon përballjet në Euro 2024

12 Qershor 2024 | 16:08

Kur na ndajnë pak ditë nga përballja me Italinë në Euro 2024, kuqzinjtë e udhëhequr nga trajneri Sylvinho vijojnë stërvitjen në Kaiserau. Atmosfera është e mirë, nuk raportohet për lëndime, ndërsa trajneri Sylvinho po përpilon listën e titullarëve.

Në konferencën e zakonshme për shtyp i pranishëm ishte mesfushori Qazim Laçi, i cili analizoi sfidat, ndërsa pohoi se ajo ndaj Italisë është më e vështira.

“Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira, si për ne dhe për Italinë. Kemi arritur deri këtu me meritë, kemi punuar shumë dhe në kualifikuese, kemi bërë lojra të mira. Kështu do vijojmë, maksimumin në stërvitje. Ndeshjen e parë do marrim maksimumin e pikëve, ky është objektivi”, deklaroi Laçi.

Në skuadër nuk ka presion, pasi lojtarët e dinë mirë se cfarë i pret.

“Në kualifikuese dhamë një imazh pozitiv. E mbyllëm të partë, jo se nuk meritonim, por merituam 100%. Ndeshjet e radhës jemi me këmbë në tokë, sigurisht do jetë shumë e vështirë, pasi është një grup i fortë. Italia, Spanja e Kroacia janë të fortë, por ne do e shijojmë, do japim maksimumin sic duhet pasi kjo fanellë vlen shumë”, tha futbollisti.

Formacionin e ka në dorë trajneri, por secili lojtarë ka detyrë të japë maksimumin.

“Kush vazhdon nga fillimi e vendos trajneri, të gjithë lojtarët janë gati. Djemtë po punojnë fort, nëse luan nga fillimi, 1 min apo 5 min, të gjithë dueht të jemi në dispozicion të trajnerit dhe të japim maksimumin”, deklaroi Laçi.

Kampionati europian nis më 14 qershor, ndërsa kombëtarja shqiptare zbret në fushë një ditë më pas, ku përballet me kampionët në fuqi, Italinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026