Gara peshkimit në Gramsh, profesionistët bëhen bashkë në liqenin e Banjës

12 Qershor 2024 | 19:19

Në liqenin piktoresk të Banjës në Gramsh, për të tretin vit me radhë, është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në peshkim me tape. Ky kompeticion këtë sezon kishte më shumë nuance mbarë kombëtare, pasi shumë sportistë kishin ardhur nga Kosova.

Nën moton “Do iki për peshk” ky aktivitet ka si qëllim promovimin e peshkimit sportiv, por dhe promovimin e liqenit, natyrës ne vendin tone qe ne çdo stinë të vitit frekuentohet nga turiste vendas dhe te huaj. Pjesëmarrësit tregojnë sa vlerë kanë këto organizime, dhe sa vite kane që merren me peshkim.

“Merremi kryesisht me peshkime sportive për qejf për hobi për pasion. Është pasioni jonë e kam nis që fëmijë. Atëherë nuk kishim mundësi për pajisjet e peshkimit, ndërkohë që sot nuk mungon asgjë për fat të mirë. Mundohemi që të kënaqemi me këtë lloj sporti është shumë argëtues, ky peshkimi sotëm është peshkim me tap dhe aplikohet dhe ne lum dhe në det dhe liqen.”

“Këto tri vite ja kemi kaluar jashtëzakonisht mirë, mikpritja ka qene fantastike tipike shqiptare. Peshkimin e kam nis tash 50 vite, tani jam diku te 65 është një lloj meditimi dhe peshkimi koncentrohesh në një pikë dhe aty e kalon ter ditën. Shkarkohesh prej çdo lloj stresi e probleme te ndryshme. Ky është një peizazh i mrekullueshëm. ”

“Jam peshkatar që gjuaj rreth 32 vite, ma ka ngjit babai. Tani unë marr pjesë nëpër gara dhe të gjithë eventet që bën Federata e Peshkimit sportive, dhe jam një ndër garuesit që pretendoj këtë garë dhe te fitojmë ndonjë kampionat. Bashkë me babin më zgjonte që në 3 të mëngjesit çohu se na iku peshku dhe që nga ajo  kohë se kam lenë një ditë peshkimin. “

Pjesëmarrës ishin më shumë se 35 të pasionuar pas peshkimit, dhe  fitues i Kupës u shpall Osman Krasniqi, ndërsa vendin e dytë e zuri Bujar Krusha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026